Që të mos harrojmë dhe të jemi falenderues për të moshuarit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” në mënyrë mjaft humane vizituan shtëpinë e të moshuarve. Kjo nismë e marrë nga arsimtarët dhe nxënësit u përcoll me shumë vullnet dhe dëshirë. Me fondin e grumbulluar nga nxënësit e shkollës u blenë disa dhurata simbolike për të gjithë të moshuarit.
Vizita u realizua në mënyrë mjaft të rregullt dhe të organizuar. Të gjitha dhuratat u shpërndanë me dashuri dhe respekt ndaj të gjithë të moshuarve, që ndodheshin aty.
Ne të gjithë si iniciatorë dhe vizitorë mësuam shumë nga kjo vizitë, përveç që treguam anën tonë humane, ne gjithashtu kuptuam edhe anën e tyre të mirë si dhe kuptuam që një ditë edhe ne do të jemi të moshuar dhe çfarë kënaqësie shpirtërore përjeton kur ndihmon dhe je afër njerëzve që kanë nevojë.