Sot në shkollën tonë u mbajt një ligjërate për vetëdijesimin e popullatës kundër kancerit të gjirit. Ligjërata është mbajtur nga Dr. Ekrem Hyseni – onkolog nga Klinika e Onkologjisë në QKUK për nxënëset e gjimnazit. Qëllimi i ligjëratës ishte sensibilizimi i të rejave për luftën kundër kancerit të gjirit dhe ndikimi që atom und ta kenë në rrethin ku jetojnë. Pas ligjëratës pati pyetje dhe diskutim të hapur se si mund të parandalohet një sëmundje e tillë, shpesh me pasoja të rënda.