ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Ligjëratë për ushqime të shëndetshme

Ligjëratë për ushqime të shëndetshme

Për nxënësit e klasave të treta ishte një ditë e veçantë. Ata patën rastin të dëgjojnë  një ligjëratë lidhur me ushqimet e shëndetshme-pjesë e projekteve modulare. Ligjëratën e mbajti prindi z. Zeqirja Kadrija në bashkëpunim me pjesëmarrësin e MasterChef Albania z. Nol Mala. Ata informuan nxënësit për llojet e ndryshme të ushqimeve qe janë te shëndetshme dhe vitaminat qe  përmbajnë ato, si dhe rëndësinë që kanë ato për organizmin e njeriut. Nxënësit u vetëdijesuan për rëndësinë e te ushqyerit të shëndetshëm. Të gjithë fëmijët ishin kureshtarë të dinin sa më shumë rreth pemëve dhe perimeve si dhe për sasinë  që duhet konsumuar brenda ditës. Z.Mala dhe z. Kadrija ishin të gatshëm që të përgjigjeshin në çdo pyetje të tyre. Secili fëmijë tregoi për pemën dhe perimen e tyre të preferuar, ndër të tjera së bashku përgatitën  një sallatë imagjinare. Nxënësit e klasave të treta falënderojnë prindin Zeqirja Kadrija dhe Nol Mala për ligjëratën e mbajtur. IMG_0376 IMG_0378 IMG_0381 IMG_0382 IMG_0384 IMG_0386 IMG_0389