Vendi ynë, vend i të mirave natyrore, kulturore, tradicionale e shumë të mirave tjera.
Disa prej këtyre të mirave i kemi njohur e për disa të tjera dëgjuam sot. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkëbiseduam me znj. Blerina Xërxa, nënën e shoqes sonë Delizës, më gjerësisht për bukuritë e vendit tonë dhe turizmin në përgjithësi.
Zonja Blerina ishte e gatshme të përgjigjej ne shumë pyetje të mendjeve tona kureshtare dhe na dha shumë informacione të vlefshme.
E falenderojmë përzemërsisht për kohën e ndarë për ne.