ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Ligjëratë për nder të Festës së Pavarësisë

Ligjëratë për nder të Festës së Pavarësisë

T’i përgatisim nxënësit për sfidat e shekullit XXI e t’i udhëzojmë në rrugën e qytetarisë së përgjegjshme, ndër të tjerash, janë udhërrëfyesit tanë në punën tonë të përditshme profesionale. E si mund të rrisim qytetarë të përgjegjshëm nëse nuk i njohim me segmentet e shtetit?! – kjo ishte pyetja qe na orientoi drejt ftesës së z. Rrahman Rama (Gjeneral i Ushtrisë së Kosovës dhe prind i nxënësit Shend Rama). Patëm nderin që në prag të përvjetorit të shtetësisë, të marrim dije per “kryefjalën” e vitit që lëmë pas – Ushtrinë e vendit tonë. Çfarë kritere duhet të plotësoj unë që të jem pjesë e ushtrisë; si është të jesh ushtarë; a ka qenë i vështirë rrugëtimi i ushtribërjes; sa ushtarë numëron vendi ynë; si mund të kontribuojmë ne në të mirë të vendit, ishin pyetjet e nxënësve që morën përgjigjen nga Gjenerali. Ne jemi mirënjohës për kontributin e vazhdueshëm dhe të pashoq të prindërve në mbarëvajtjen e mësimit sepse këto praktika veçse forcojnë të vërtetën që shkolla dhe familja e kanë një emërues të përbashkët – mirëqenien dhe mirëzhvillimin e fëmijëve.