Ligjeratë: Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera
Për të na folur rreth fatkeqësive natyrore dhe mënyrës se si ne duhet të sillemi në këto situata, sot në shkollën tonë erdhi Instruktori z. Hajriz Sejdiu, Drejtor i Departamentit të Gatishmërisë në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Z. Sejdiu na sqaroi qartë se kush konsiderohet fatkeqësi dhe dëmet që shkaktojnë ato.
Pjesa më e rëndësishme për ne ishte mënyra se si të mbroheshim në rast zjarri, tërmeti, vërshimesh, etj.
Instruktori kishte përgatitur situata të ndryshme në të cilat ne mund të ndodhemi dhe për secilën situatë na e sqaroi qartë se si duhet te veprojmë.
Falënderojmë z. Sejdiun për gatishmerinë e tij për të na informuar saktë dhe për të na ndërgjegjësuar për kujdesin ndaj vetës.
Me dashuri,
Klasat e dyta