Libri është miku jonë më i mirë, është thesar i jetës. Ai na hap dyert drejt universit të pafundmë të dijeve. Mbjellja e dashurisë ndaj librit, është hapi i parë drejt dyerve të urtësisë.
Prandaj nxënësit e klasave të pesta, vizituan librarinë “Artini”, ku blenë me shumë entuziazëm libra të ndryshëm. Kjo vizitë u realizua në kuadër të projektit modular “Libri”.
Ndoshta kjo vizitë është një hap i vogël drejt misionit jetësor të dashurisë ndaj librit, por zemra e madhe e vogëlushëve ka dashuri të mjaftueshme për të.