Në shenjim të Ditës së Toëkës, sot në shkollën tonë nxënës nga klasat e 6-ta, të 9-ta dhe të 10-ta prezantun projekte me tematikë ndotjen e mjedisit (ajrit, ujit dhe tokës), burimet e ndotjes, pasojat nga ndotjet dhe masat që duhen nderrmarrë kundër ndotjes së mjedisit, ndotjen lokale të mjedisit, ndotjen globale të planetit Tokë dhe për sëmundjet e shkaktuara nga ndotja, sicc është kanceri i mushkërive, leukemia etj. Rreth këtyre projekteve nxënësit kanë punuar për disa muaj, prej ditëve të dimrit, kur ajri ishte i tejndotur. E gjithë kjo u bë me qëllim të vetëdijesimit të tyre për rëndësinë e kujdesit që duhet të tregojmë për ruajtjen e mjedisit tonë, si detyrë jona qytetare. Me këtë rast, në hapësirën e oborrit të shkollës do të mbillen fidane e lule. Krejt kjo në kuadër të zhvillimit e të arritjes së kompetencave në fushën e shkencave, si në fizikë, kimi e në biologji.