Sot në klasën tonë ishte një ditë shumë e veçantë pasi nëna e shokut tonë, Benit, znj. Laura Krypa Gjakova, erdhi në klasën tonë.
Znj. Laura me profesion kimiste dha shumë informata interesante për profesionin e saj. Për një orë rresht shpjegoi për kujdesin që duhet të kenë fëmijët dhe të rriturit gjatë përdorimit të substancave kimike që secili nga ne i përdorim për pastrim.
Piktogramet apo shenjat e rrezikut që ndodhen në substancat kimike i bënë fëmijët edhe më shumë kureshtarë.
Në fund, znj. Laura kishte sjellur për fëmijët edhe disa minerale të ndryshme pasi ajo e kishte pasion mbledhjen e tyre. Nxënësit u kënaqën duke analizuar veçoritë e këtyre mineraleve.
E gjithë klasa, e falënderojmë nënën e Benit për kohën e ndarë për ne.