Temat që i trajtuan në projekte modualare nxënësit e klasave të katërta, gjatë këtij tremujori, ishin: Fjalori ynë – fjalë të panjohura, Gjëegjëzat dhe Ushqimet tradicionale.
Nxënësit kureshtarë dhe kreativë gjetën numër të shumtë të fjalëve, të cilave ua bashkangjitën edhe kuptimin e tyre. Pasi e trajtuan në klasë këtë temë, ata seleksionuan fjalët e veçanta dhe i përmblodhën në një emër Fjalori ynë.
Kreativitetin dhe njohuritë e tyre, nxënësit e shprehën edhe në temën Gjëegjezat. Numër i shumtë i gjëegjëzave qe intrigonin vëmendjen e tyre, të përzgjedhura me kujdes, u prezentuan nga nxënësit në klasë.
Ndërsa ushqimet tradicionale, si një ndër vlerat kryesore të popullit tonë, zunë vend në punën tonë gjatë muajit Maj. Një meny që përfshinte emrat e ushqimeve tona tradicionale ishte pjesë e punës së nxënësve.
Ajo që e veçonte gjithë këtë punë ishte pasioni i nxënësve për gjithë këto vlera popullore si: fjalët shqipe, gjëegjëzat dhe për ushqimet tradicionale.