Në shkollën ‘’Mileniumi i Tretë’’ tashmë kanë filluan të funksionojnë klubet. Kështu i kemi emërtuar aktivitetet relaksuese të ditës së premte, të cilat zhvillohen përgjatë dy orëve të fundit, të cilat janë ndarë vetëm për kënaqësi dhe relaksim. Ҫdo nxënës i përket një klubi në të cilin mund të shprehë pasionin dhe talentin e vet si dhe krijon shoqëri të re. Ka klube nga më të ndryshmet ku nxënësi mund të ndihet rehat edhe pse nxënësit janë nga moshat dhe klasat e ndryshme. Klubet kanë për qëllim të zhvillojnë anën kreative të nxënësit e me raste ata të zbulojnë talente të reja brenda vetes. Përmes klubeve formojmë lidhje më të ngushta me arsimtarët, të cilët, duhet thënë se janë të veçantë e të mrekullueshëm. Gjithashtu lirisht shprehim dëshirat dhe mendimet tona.
Klubet këtë vit janë: