Përdorimi i tepruar i teknologjisë dëmton sytë Argëtimi përmes pajisjeve kompjuterike, telefonave dhe televizionit është një trend i përfaqësuar në masë edhe nga fëmijët shqiptarë. Madje në pjesën dërmuese të rasteve vetë prindërit janë ata, që përmbushin tekat e fëmijëve të tyre, duke i lejuar që të qëndrojnë me orë të tepruara para lojërave kompjuterike apo stacioneve televizive, pa menduar për pasojat. “Të mos i dëmtojmë sytë, është në dorën tonë!” – kështu na u drejtua babai i shoqes sonë Linës, dr. Afrim Shabani, mjek i syve. Se si ndërtohet syri, si duhet të kemi kujdes që të mos e lëndojmë dhe dëmtojmë nga përdorimi i mjeteve të forta si, lapsi, kompasi, vizorja… si dhe qëndrimi përpara teknologjisë. Sa kohë duhet të qëndrojmë në kompjuter, si duhet qëndrojmë dhe si duhet të pengohet dëmtimi i syve ishin disa nga këshillat që i morëm nga kjo ligjëratë shumë e dobishme. Informacionet dhe këshillat e marra do të na ndihmojnë që të vetëdijesohemi për kujdesin që duhet të tregojmë për t’i ruajtur sytë, me të cilët e shohim dhe e kuptojmë vlerën e botës. Në shtruam shumë pyetje dhe morëm shumë përgjigje me vlerë dhe për këtë e falënderojmë shumë, Dr. Afrim Shabanin, babin e shoqes sonë të ngushtë, Linës.