Pas përfundimit të Javës së Gjuhës Shqipe, në vazhdën e aktiviteteve të Departamentit të Shkencave Humane u mbajt edhe kuizi në lëndët Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Histori dhe në Gjeografi për klasat VI – VIII. Nga dy nxënës përfaqësuan klasën, duke zhvilluar një garë të fortë për tri vendet e para. Përgjigjet e sakta kumtoheshin me entuziazëm e besim, saqë fituesi nuk mund të identifikohej deri në pyetjet e fundit shtesë. Motivimin, dëshirën dhe shfaqjen e gëzimit për rezultate të reja e shtuan edhe mirënjohjet bashkë me shpërblimet për fituesit, të cilat i ndau shkolla. Ndërsa mësimdhënësit uruan nxënësit me dëshirën që ata të shkëlqejnë çdoherë kështu si sot.
Fituesit e klasave VI
Fituesit e klasave VII
Fituesit e klasave VIII