ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

JON LATIFI, KRIJUESI I DITËS

JON LATIFI, KRIJUESI I DITËS

Ky është Jon Latifi, nxënës i klasës VI-1, mendjemprehtë e inteligjent. Niveli i njohurive dhe i gjykimeve të tij është i lartë karshi moshës që ka. Sot u veçua në orën e Gjuhës shqipe, duke krijuar këtë poezi.   Nëna Tokë Nëna Tokë, Nëna Tokë, Vezulloftë dielli, lulëzoftë fieri   Nëna Tokë, Nëna Tokë, A na fal dot për këtë mëkat, Se ne ty të lamë sakat.   Gjithë ky tym e gjithë ky hi, Po na japin veç shkretëti. Po jetojmë në mjerim, Se këtë e shkaktoi ky njerëzim.   Re të zeza e shi thartë S’krahasohen me natyrën e artë Ti na dhe jetë, E ne ndotëm një det.   Ti na lejove të shohim yje, E ne premë me mijëra pyje   Nëna Tokë, Nëna Tokë, Shiko se ç’të bëmë në këtë epokë!   jon latifi