Mësim- Mësojmë gjëra të reja në Javën e Projekteve përmes temave të ndryshme ndërlëndore, marrim informata, hulumtojmë dhe përgatisim planin e punës për gjithë javën. Zgjedhim koordinatorin e grupit dhe caktojmë detyrat në grup. Në secilën ditë kemi detyra të veçanta, të cilat duhet t’i realizojmë sa më mirë dhe në kohën e caktuar. Secili anëtar i grupit merr përgjegjësinë që i takon dhe ndihmon që grupi të dalë sa më i suksesshëm. Përveç punës individuale, bëhet edhe vlerësimi i punës grupore dhe ky është motiv për grupet që të punojnë sa më mirë dhe sa më shumë për t’u zgjedhur si grupi më i mirë.
Bazament- Krijojmë bazë të shëndoshë për të arritur deri te qëllimi i realizimit të projektit. E gjithë kjo arrihet si rezultat i fazës së parë të mirë përgatitur dhe me harmonizimin e punëve për rezultate sa më të larta.
Praktikë- Praktikojmë shkathtësitë dhe vlerat e fituara gjatë gjithë javës dhe i prezantojmë në ditën e fundit, në ditën e prezantimit, në të cilën shpërfaqen arritjet e secilit projekt dhe ato prezantohen me produktet finale.
Reflektojmë për arritjet tona dhe marrim vlerësimin përfundimtar të punës sonë.
Një javë më ndryshe; kreativitet, hulumtim, zhvillim të shkathtësive dhe mbi të gjitha kënaqësi dhe dëshirë për punë e suksese.
Emërtimet e projekteve dhe fotografi nga puna në projekte