Në kuadër të lëndës së gjuhës angleze, u mbajt java e gjuhës angleze. Çdo vit nxënësit fokusohen në një temë te caktuar që ka të bëjë me njohuritë e përgjithshme mbi Britaninë e Madhe, me qëllim që njohuritë të mos kufizohen vetëm në njohuritë gjuhësore.
Këtë vit, nxënësit mësuan për vendet atraktive të Britanisë së Madhe; historinë dhe rëndësinë e këtyre vendeve. Gjatë një jave të plotë nxënësit hulumtuan, lexuan, shikuan dokumentarë, përgatitën prezantime lidhur me temën. Si produkt final nxënësit përgatiten English Wall me punimet e tyre “Britain’s Attractions”.