Ishte një ndjenjë e veçantë të shohësh nxënësit e shkollës “Azemi e Salihu” – Dabishevc se si ishin rreshtuar për ti pritur moshatarët e tyre. Nxënësit e klasave të katërta të shkollës sonë të udhëhequr nga ndjenja e humanitetit dhe solidaritetit u përcaktuan që ta realizojnë një projekt me qëllim bamirësie. Ata sollën nga një dhuratë për moshatarët e tyre. Edhe në këtë projekt nuk mungoi përkrahja e prindërve. Realizimi i një projekti të tillë nga vet fëmijët është rrezatim i ndjenjës së solidaritetit njerëzor dhe mbështetjes së tjetrit që është në vështirësi e në nevojë. Kjo ndjenjë më së miri do të kultivohet me shembullin e veprimit konkret, madje duke nisur që nga mosha e re.
Prandaj, këtë ditë të gjithë dukeshin të buzëqeshur dhe të lumtur. Në veçanti dukeshin të kënaqur e të buzëqeshur nxënësit e shkollës “Azemi e Salihu” për dhuratën e vogël por shumë e vlefshme nga bashkëmoshatarët e tyre.