Në kuadër të projekteve modulare, arsimtarja e historisë Alketa Hasani, ligjëroi temën “Ilirët dhe shqiptarët sot.” Nxënësit patën rastin që të njihen me traditat, veshjet, zakonet, armët dhe veglat e punës së popullit ilir, përmes fotografive dhe incizimeve që arsimtarja Alketa solli në klasë. Klasa V – 2 falënderon arsimtaren Alketa, për ligjëratën interaktive që solli në klasë.