ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Humanizmi-Vlerat njerëzore

Humanizmi-Vlerat njerëzore

Të jesh human do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve pa dallime. Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i zë të gjithë. Një zemër e tillë, kudo që të ndodhet mendon si t’u falë gëzim dhe lumturi të tjerëve. Këto këshilla mjaftë të dobishme u dha sot znj. Evliana Berani nxënësve të klasës II-1, ata mësuan se si me profesionet e tyre në të ardhmen mund të tregohen human dhe të ndihmojnë njerëzve qe kanë nevojë. Gjithashtu ajo foli edhe për punën bamirëse te shqiptares  Nëna Tereza, u tregoj se ajo u ka ndihmuar njerëzve anë e mbanë botës, dhe se ajo ka fituar cmimin Nobel për paqe. Ndër të tjera ajo u foli për festën e Vitit të Ri, mënyra e festimit ne kohën e mëhershme, dhuratat dhe dashuria që kishin për familjarët dhe shoqërinë e tyre. Tema mjaftë interesante me të cilat fëmijët u kënaqen shumë. Klasa II-1 falënderojnë  Znj. Evliana Berani për ligjëratën e mbajtur.

2 3 4 5 IMG_0104 IMG_0117