Në shenjim të 10-vjetorit të shtetit tonë, nxënësit kanë mbushur muret e shkollës “Mileniumi i Tretë” me punime të ndryshme. Ardhja e festës është ndier gjatë tërë javës, mirëpo sot ekspozita për 10-vjetorin e Pavarësisë u plotësua me të gjitha punimet nga orët e historisë, duke krijuar kështu një pamje të këndshme në të gjitha hapësirat e shkollës.