Gjatë javës së projekteve, ne grupin e dramës, mësimdhënëset Hana Selmani dhe Mirlinda Ramadani së bashku me nxënësit kanë shtjelluar temat e diversitetit, ngacmimeve (bullying) dhe tolerancës.
Janë mbajtur një sërë aktivitetesh në formë loje si dhe është përgaditur një dramë që lidhet pikërisht me temën. Drama “One” nga shkrimtarja Kathryn Otoshi, është një dramë e njohur që trajton temat përkatëse. Kjo dramë është realizuar në shumë shkolla ndërkombëtare dhe këtë herë u realizua nga nxënësit e Mileniumit të Tretë. Për ta bërë më atraktive është shoqëruar edhe me një këngë të zhanrit rep e cila titullohet “Respect”. Kënga përcjell një porosi shumë të qëlluar për nxënësit.
Projekti u realizua në gjuhën angleze.