Gjykata dhe funksioni i saj
Në kuadër të projekteve modulare “Familja mes nesh”, u mbajt një ligjëratë me interes për nxënësit e klasës V/1.
Babai i Leas, z. Driton Muharremi, me profesion jurist dhe me përvojën shumëvjeçare të gjykatësit, mbajti një ligjëratë shumë të rëndësishme për Gjykatën dhe funksionin e saj. Fëmijët ishin shumë kureshtarë për temën e shtjelluar, andaj pyetjet e tyre nuk kishin të ndalur.
Falënderojmëshumë z. Driton Muharremin për ligjëratën e mbajtur si dhe për këshillat që iu dha fëmijëve, që duhet të kenë për një jetë të mbushur me shumë dashuri, gëzim, kënaqësi, shoqëri dhe suksese të mëdha.