Momente të punës në kabinetin e fizikës me metodën Qasje Fillestare në Eksperiment (QFE). Për katër orë rrjesht, në klasët e shtata është zhvilluar kategoria “ Gazet dhe lëngjet në qetësi”. Nxënësit bënë Observime (vrojtime) dhe nxorën Hipotezat mbi dukurinë fizike të paraqitur me Eksperiment Fillestar, pastaj këto hipoteza u vërtetuan eksperimentalisht gjatë punës në grupe. Pas raportimeve, puna e nxënësve u zhvillua në formë të Mësimit të Bazuar në Projekte (MBP).