ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Garat e Germëzimit 2014 ne shkollën “Mileniumi i Tretë”

Garat e Germëzimit 2014 ne shkollën “Mileniumi i Tretë”

Javën e shkuar në teatrin “Dodona” është zhvilluar një tjetër aktivitet i rëndësishëm jashtëmësimor, në dobi të të nxënit të thellë që tashmë është shndërruar në një aktivitet tradicional të shkollës “Mileniumi i Tretë”, Spelling Bee, e cila njihet si “Gara e Germëzimit” në gjuhën angleze. Për dy javë me radhë, nxënësit të cilët kanë premisa për të qenë në të ardhmen poliglot, kanë pasur mundësi ta dëshmojnë dhe t’i provojnë shkathtësitë e tyre logjike e memorizuese për të germëzuar fonema nga gjuha angleze. Falë angazhimit të mësimdhënësve të Departamentit të gjuhës angleze, në garat në germëzim janë përfshirë nxënësit nga cikli i ulët te ai i larti i proceduar në 6 raunde, secili më atraktiv se tjetri. “Spelling Bee” është aktivitet i cili ka për qëllim që të përforcojë gjuhën angleze, e cila në shkollën tonë mësohet në nivele dhe shërben për të përvetësuar shkrimin e kësaj gjuhe tashmë të njohur si “gjuhë e globalizmit”. Që në fillim janë zhvilluar gara në grupe brenda klasës, të cilat edhe janë vlerësuar me notë, për të zgjedhur finalistët brenda grupi/klase. Në finalen e madhe këta nxënës kanë garuar në mes vete varësisht nga nivelet të cilave ata u përkasin. Për secilin raund janë ndarë nga tri çmime si Vendi i parë, Vendi i dytë dhe Vendi i tretë. Natyrisht që për këto çmime janë ndarë edhe shpërblime si: Skulpturë nga argjila, varëse me magnet po ashtu nga argjila dhe gotë e të gjitha këto me simbolin e bletës që edhe është simbol i germëzimit.  
bee10 bee9
bee8 bee7
bee5 bee4
bee2 bee1