“Fizika dhe sporti” ishte tema e radhës e prezantuar nga mësimdhënësi i Fizikës, z. Lulzim Thaqi në takimin e radhës së Departamentit të Shkencave të Natyrës. Ky prezantim pati për qëllim të vë në pah lidhshmërinë e këtyre dy fushave, duke u ndërlidhur me situata jetësore. Z. Thaqi solli shembuj konkretë të punës së tij si mësimdhënës, duke zbërthyer gjithashtu metodat e teknikat për t’u arritur sa më lehtë rezultatet e të nxënit dhe kompetencat.