ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Filloi viti shkollor 2022/23

Filloi viti shkollor 2022/23

Në shkollën “Mileniumi i Tretë” sot filloi viti shkollor 2022/23, ditë kjo e shumëpritur për nxënësit tanë. Drejtoresha e shkollës znj. Afrore Lila i takoi dhe u dëshiroi suksese të gjithë nxënësve e në mënyrë të veçantë priti nxënësit e klasave të para të shoqëruar nga prindërit e familjarët e tyre në ditën e parë të shkollës.
Në këtë ditë, u organizuan edhe aktivitete argëtuese-sportive ku nxënësit u ndanë në stacione dhe në secilin pati lojëra të ndryshme të cilat përpos tjerash u ndihmoi të njihen edhe me shoqërinë e re të ardhur në shkollë.
Suksese dhe shëndet për të gjithë!