ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Filloi viti i ri shkollor 2024-25, gëzim e emocion për nxënësit e klasave të para

Filloi viti i ri shkollor 2024-25, gëzim e emocion për nxënësit e klasave të para

Pas periudhës së pushimeve verore, kemi rihapur dyert e shkollës për t’i mirëpritur nxënësit tanë. Momenti më i veçantë i ditës së sotme ishte pritja e nxënësve të cilët filluan klasën e parë, të shoqëruar nga prindërit e tyre, i takuan mësueset dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Atyre, iu drejtua drejtoresha e shkollës znj. Afrore Lila e cila mes tjerash tha:

“Kalamaj tanë të zgjuar dhe kureshtarë, jeni në prag të zbulimit të një bote plot me përvoja dhe mundësi të reja. Do të mësoni të lexoni përralla e histori të mahnitshme, të zgjidhni probleme matematikore që ju sfidojnë dhe të hulumtoni misteret e shkencës e artit. Çdo ditë do të jetë një mundësi për të zbuluar diçka të re për veten tuaj dhe për botën që ju rrethon”…

“Prindër e familjarë, ju faleminderit që na besuat fëmijët tuaj të çmuar. E kuptojmë sa emocionuese dhe e rëndësishme është kjo ditë për ju. Ju keni përgatitur me kujdes fëmijët tuaj për këtë moment dhe tani, ata janë gati për t’u bërë pjesë e një komuniteti më të gjerë, një komunitet që është i dedikuar për zhvillimin e tyre arsimor dhe personal. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugëtim, për të punuar së bashku dhe për t’u siguruar që fëmijët tuaj të marrin më të mirën nga kjo përvojë. Ju Mësuese dhe staf i shkollës, ne kemi një detyrë të veçantë këtë vit: t’i udhëheqim këta fëmijë të vegjël drejt një të ardhmeje të ndritur. Të jemi shembuj të mirë, udhëzues të kujdesshëm dhe frymëzues të pasionuar”.

Znj. Lila përmbylli fjalimin duke u dëshiruar një vit plot me gëzime, rritë të mbarë dhe kujtime të paharrueshme, pikërisht këtë vit, me të cilin ne hapim dekadën e tretë të punës.

Më pas fëmijët u argëtuan përmes vallëzimit dhe lojërave me maskokat e DreamKid