Sot ishte një ditë e veçantë për klasat e para.
Prindi i shkollës tonë, Dr. Afrim Shabani mundësoi realizimin e vizitës në Klinikën Gjermane të Syrit.
Të gjithë nxënësit patën rastin që të kryejnë nga një kontrollë rutinë nga doktor Afrim Shabani.
Nxënësit morën edhe këshilla mjekësore se si duhet të kujdesen për sytë e tyre dhe për llojet e ushqimeve që ata duhet të konsumojnë.
Klasat e para falënderojnë z. Afrim Shabanin për vizitën e organizuar.