Nxënësit e klasave të katërta u njohën për së afërmi me pajisjet të cilat përpunojnë dhe riciklojnë qeset e najlonit, ky proces realizohet në fabrikën “Scampa” në Parkun e Biznesit në Drenas, të z. Kujtim Gjevori, daja i nxënëses Riga Hatipi.
Z.Gjevori u shpjegoi nxënësve procesin se si përpunohen qeset, si shtypen dhe shpërndahen më pas tek klientët, të cilët i porositin me ose pa mbishkrime në bazë biznesit.
Kureshtja e nxënësve ishte e madhe, për të mësuar se si arrihet i gjithë ky proces përmes makinave të posaçme të fabrikës “Scampa”. Z.Gjevori pa asnjë hezitim deri në detaje shpjegoi procedurën nëpër të cilën kalon përpunimi dhe riciklimi i një qeseje najloni, si dhe hapat që duhet zbatuar punëtorët të cilët punojnë në fabrikë, në mënyrë që kur qeset të arrijnë për përdorim te konsumatori, të jenë sipas standardeve më të larta.
Falënderim të veçantë klasat e katërta kanë edhe për nënën e Rigës, znj.Ermira Gjevori –Hatipi, e cila na mundësoi vizitën në fabrikë.
Nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mileniumi i Tretë”, falënderojnë përzemërsisht z.Kujtim Gjevori, për mundësinë që na krijoi, që për së afërmi të njihemi me procesin e përpunimit dhe riciklimit të qeseve të najlonit.