Në kuadër të shumë aktiviteteve shkollore, klasat e pesta ishin në ekskursion treditor në Shqipëri. Gjatë ekskursionit u realizuan vizita dhe aktivitete të ndryshme. Në ditën e parë të ekskursionit, u bë nisja për në Shqipëri, dhe ndalesa për vizitë në Shkodër. Aty, u vizitua Kalaja e Rozafatit dhe Muzeu i Kalasë e pastaj rruga u vazhdua për në Durrës ku edhe është bërë vendosja në resort. Më vonë janë realizuar lojëra të ndryshme në pishinë dhe në hapësirat e ndara për sport. Në ditën e dytë, nxënësit vizituan qytetin e vjetër të Krujës dhe muzeun dhe në mbrëmje u mbajt mbrëmja e mini-maturës. Në ditën e tretë, po ashtu u realizuan lojëra të ndryshme dhe aktivitete në pishinën dhe në hapësirat e resortit.
Le të jetë ky ekskursion një kujtim i bukur i fëmijëve të klasës së pestë, për të cilin do ta kthejnë kokën pas me nostalgji.