Dren Spahiu, djaloshi me flokët kaçurrela, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “Mileniumi i Tretë” ka prekur një sukses, përveç të qenit i shkëlqyeshëm në mësime, atë të qenit kampion skijimi.
Rrugëtimin e tij e filloi nё moshёn 11-vjeçare duke skijuar pёr herё tё parё nё sezonin e fundit tё vitit 2015. Sezonin e parё tё vitit 2016 Dreni e kishte garёn e parё tё cilёn e pёrfundoi suksesshëm, duke zënë vendin e dytё. Ky sukses ishte motiv për të që të vazhdojë tutje e një ditë të jetë i pari i garës, pavarësisht faktit se ata që e rrethonin në çdo garë ishin shumë të përgatitur.
Gjatë periudhës tremujore tetor-nëntor-dhjetor tё vitit 2018 bëri ca përgatitje nё Austri bashkë me trajnerin Kushtrim Deva. Kjo përvojë Drenin e ndihmoi shumë, pasi përreth kishte skijatorët më të mirë të Evropës. Tashmë ai mban titullin e më të mirit skiator jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Medalje të arta Dreni ynë ka fituar edhe në Maqedoni.
Worl Cup është synim i tij. Urojmë që kjo ëndërr t’i bëhet realitet!