Mua më dhemb koka, mua fyti, mua barku, mua veshi!!! Po Ty…?! Këto ishin disa nga përgjigjet që nxënësit i shprehën në pyetjen e mjekës: Si ndiheni kur jeni të sëmurë ?
Dr. Drita Qosaj – peditër njëherit prindja e klasës II/1, iu shpjegoi nxënësve arsyet e këtyre ankesave që i treguan ata si dhe kur duhet të kërkojnë ndihmën mjekësore.
Nxënësit treguan përvojat e tyre se si ndihen kur ata janë të sëmurë. Fëmijët ishin shumë kureshtar të dinin shumë gjëra rreth shëndetit të tyre andaj edhe pyetjet nga ana e tyre nuk kishin të ndalur. Klasat e dyta falënderojnë Dr. Drita Qosaj për këshillat që iu dha fëmijëve.