Sfida e radhës në klubin “M3 Coders” për nxënësit klasave të pesta ishte dizajnimi dhe ndërtim i urave të ndryshme përmes materialeve të plastikës dhe ato të drurit. Përveç njohurive inxhinierike, nxënësit demonstruan aftësitë e tyre nga lënda e matematikës duke bërë matje precize dhe duke aplikuar figura të ndryshme gjeometrike për konstruksione më të forta dhe më të qëndrueshme.