Sot në shkollën “Mileniumi i Tretë” ka qenë e ftuar për ligjëratë ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Selvie Halimi e cila ishte deputete në kohën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Ligjëratat u mbajtën për nxënësit e klasave të nënta dhe të dhjeta ku u fol për demokracinë si vlerë universale që bazohet në shprehjen e lirë të vullnetit të njerëzve për të përcaktuar sistemet e tyre politike, ekonomike, sociale dhe kukturore si dhe ndikimin që ato kanë në të gjitha aspektet e jetës.
Në fund, znj. Halimi pranoi mirënjohje nga nxënësit në emër të shkollës në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë.