Pas një sërë përgatitjesh, me 7 shtator 2020, ka nisur mësimi në shkollën “Mileniumi i Tretë” . Mësimdhënësit dhe nxënësit janë shprehur të lumtur që janë rikthyer në shkollë, ndërsa menaxhmenti i shkollës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga secili në respektimin e masave parandaluese të Covid-19.
Drejtoresha e shkollës Znj Afrore Lila, ka uruar të gjithë për fillimin e vitit të ri shkollor përmes lidhjes online me nxënësit si dhe i ka vizituar nga afër klasat e mbajtjes së mësimit, për tu siguruar për mbarëvajtjen e këtij procesi.