Nxënësit e shkollës Mileniumi i Tretë , në orën e matematikës shënuan ditën e numrit Pi. Numri Pi është numër iracional 3.14… ,prandaj dita e këtij numri shënohet më 14 mars . Punimet e prezantuara nga nxënëset e klasës së gjashtë Era dhe Adora, ishin të përgatitura mjaft mirë dhe përmbanin fakte interesante lidhur me këtë numër. Jonila në ëmbëlsirën e përgatitur kishte paraqitur shenjën e këtij numri duke i dhënë karakter festiv këtij projekti të bukur në klasë.