Nxënësja e shkollës “Mileniumi i Tretë”, Diella Morina ka treguar sukses të lartë në Olimpiadën e Matematikës në Kosovë OMK 2024 duke fituar vendin e dytë për klasat e shtata.
Bazuar në këtë rezultat, drejtoresha e shkollës Znj.Afrore Lila bashkë me zv.drejtoreshën Fitore Hoxha Salihu kanë pritur në takim Diellen për ta përgëzuar për çmimin duke i uruar suksese të vazhdueshme në rrafshin personal dhe akademik.