Siç e dimë po afrojnë festat e fundvitit, festa që na nxisin frymën e humanitetit në shpirtrat tonë. Të motivuar nga kjo frymë, klasat e pesta e përmbyllën këtë vit me një aksion humanitar, në të cilin grumbulluan dhurata nga nxënësit e klasave 1-5 dhe në bashkëpunim me organizatën “The Ideas Partnership”, më datë 19.12.2016 dhuratat iu dërguan fëmijëve që kishin nevojë për to. Nxënësit ndjenë gëzim gjatë këtij aksioni, në të cilin së paku arritën të solidarizohen me fëmijët e tjerë që nuk i kanë edhe aq të mira kushtet për jetesë. Le të jetë ky fundvit reflektim i momenteve të lumtura dhe hyrje në një vit me befasi të këndshme që na i sjell jeta! Gëzuar festat e fundvitit!