Këto detyra të shtëpisë çdo nxënës do të donte t’i bënte gjatë pushimeve të verës. Krejtësisht në një formë origjinale e kreative, mësimdhënësja e Gjuhës shqipe dhe e letërsisë, Violeta Elezi, në këtë fundvit u ka dhënë nxënësve të saj në formë të shtypur disa detyra. Sigurisht se reagimet e nxënësve ishin ashtu sikur ajo i ka pritur: befasi e të qeshura pa fund. Qëllimi i saj ishte që në formë të lojës të nxisë nxënësit të lexojnë gjatë pushimeve, mirëpo duke iu kujtuar e përshkruar edhe disa “detyra” të këndshme në mënyrë që të mos i privojë ata prej kënaqësive të tjera që të ofron pushimi i verës.