ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

DEMOKRACIA DHE TË DREJTAT E NJERIUT NË SHOQËRINË DEMOKRATIKE

DEMOKRACIA DHE TË DREJTAT E NJERIUT NË SHOQËRINË DEMOKRATIKE

Nxënësit e klasave të gjashta  ndoqën një ligjëratë me temë “Demokracia dhe të drejtat e njeriut në shoqërinë demokratike”, mbajtur nga z. Dastid Pallaska, prindi i Gentit në klasën VI-2, temë ndërlëndore e cila ngërthen në vete informacione të lëndës së Edukatës qytetare dhe të Historisë.

“Demokracia dhe të drejtat e njeriut” është shprehje e njohur për nxënësit, por gjatë ligjëratës të mbushur me shembuj konkret nga jeta e përditshme shkollore ata u njohën nga afër me zbatimin e saj në shkollë dhe në shoqërinë tonë.

Mesazhi që përcolli ligjërata ishte i qartë dhe kuptimplotë: Në shoqërinë demokratike të gjithë jemi të ndryshëm, por të barabartë para ligjit.

Falënderojmë babin e Gentit për ligjëratën e këndshme!