Muaji tetor shënon Muajin Ndërkombëtar të Bibliotekës në Shkollë për të kujtuar rëndësinë që ka ky vend për nxënësit.
Biblioteka shkollore ndihmon në aftësi të ndryshme jetësore, duke rritur kështu zhvillimin personal tek fëmijët. Si e tillë, ajo nxit kuriozitetin, inovacionin dhe të menduarit kritik, zhvillon zakonin e rëndësishëm të leximit tek nxënësit.
Prandaj, nxënësit tanë me shumë dëshirë kalojnë kohë në Bibliotekën e Shkollës duke zgjedhur për të lexuar librat e pëlqyer të tyre.