ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Bashkëpunimi me prindër – Punëdore

Bashkëpunimi me prindër – Punëdore

Në kuadër të temës mujore “Veshjet”, prindet e klasëve të dyta, ndihmuan nxënësit në realizimin e orës mësimore Punëdore. Prindja e klasës II/1, Teuta Berbati solli materiale të ndryshme me ndihmën e së cilave nxënësit e klasave të dyta punuan veshje të ndryshme, si: veshjet kombëtare, elegante, veshje sipas profesioneve dhe veshje cirku. Nxënësit mësuan për llojet e ndryshme të materialeve si dhe për mënyrën e përdorimit të tyre. Në klasën II/1 së bashku me fëmijët punuan prindet: Teuta Berbati, Azemine Arifaj dhe Fexhrie Shehu.

MS1 MS2 MS3 MS4

Në klasën II/2 ndihmuan prindet: Ariana Deva dhe Minire Gashi.

MS5 MS6

Ndërsa në klasën II/3 së bashku me fëmijët punoi prindja Valdete Ramadani.

MS7 MS8

Në këtë orë mësimore fëmijët u treguan organizatorë të punës, bashkëpunues dhe kreativ. Ata ishin shumë falenderues ndaj nënave për kohën që ndanë për ta. Vlen të përmendet që nxënësit përpos që morën njohuri për materialet dhe veshjet e ndryshme, njëherit u argëtuan dhe u ndjenë shumë mirë.

MS9 MS10 MS11