Sot, në shenjim të Ditës së Mësuesit e të nxitur nga vepra e Molierit, por edhe të ujitur me dashuri për artin nxënësit e shkollës sonë performuan me shfaqjen “Koprraci” në Teatri i Babës. Të pranishëm, përveç mësuesve të tyre ishin edhe prindërit e bashkëshkollarët duke u ngazëllyer me talentin e nxënësve të klasës së XI-të të drejtimit Shoqëror. Padyshim ishte kjo dhurata më e mirë për të gjithë mësimdhënësit në ditën e tyre të veçantë. Shkolla uron të gjithë mësuesit shqiptarë për angazhimin e tyre të vetëmohimtë në këtë profesion fisnik.