Ashtu siç e filluam këtë vit shkollor me aktivitete e lojëra ashtu u përmbyll duke rezultuar suksesshëm, argëtues e relaksues për nxënësit e mësimdhënësit. Në traditen e shkollës sonë organizmi i lojërave është bërë i zakonshëm, aktivitete të cilat janë të mirëpritura ngrohtësisht përcjellur me entuziazëm nga nxënësit të shoqëruar me mësimdhënësit . Nxënësit sikur janë mishëruar me dashurinë për të ditur krahas edhe dashurisë për të luajtur ashtu duke u formuar e krijuar brezat e suksesit më të fuqishëm e të së ardhmes. Lojërat sikur s’kishin të ndalur si loja me vezë, “X-OX”, preciziteti me rrathë e me top, tërheqja e litarit , loja me balona e me ujë që ishte mjaft argëtuese ,përcjellja e ujit nëpërmes gotave dhe lojëra duke vallëzuar si dhe krejt në fund ushqime e pije freskuese. Ishte ditë e veçantë e fundvitit kurorëzuar me arritje e sukses që është për t’u vlerësuar! Gëzuar për të gjithë!