Çmimi bazë i shkollimit për një vit, përfshirë edhe tekstet mësimore, është si më poshtë:
Për regjistrim në klasat I-IX – 2,500 EUR,
Për regjistrim në klasën X,XI,XII – 2,700 EUR
Ekzistojnë tri opsione për pagesën e shkollimit:
Opsioni 1: Shuma e plotë e shkollimit paguhet me rastin e nënshkrimit të kontratës së shkollimit. Nëse pagesa realizohet para fillimit të vitit shkollor çmimi do të zbritet për 5%.
Opsioni 2: Me rastin e nënshkrimit të kontratës paguhet gjysma e shumës së shkollimit, ndërsa gjysma tjetër deri më 01 dhjetor të atij viti.
Opsioni 3: Me rastin e nënshkrimit të kontratës paguhet shuma prej 500 EUR, ndërsa pjesa e mbetur në 10 këste të barabarta mujore duke filluar nga shtatori i atij viti . Pagesat mujore do të realizohen përmes skemës së debitimit direkt. Për të përfituar nga kjo skemë klienti duhet të ketë llogari bankare në njërën nga bankat e licencuara në Kosovë.
Për regjistrimin e fëmijës së dytë, Shkolla ofron zbritje prej 10%, ndërsa për regjistrimin e fëmijës së tretë zbritja është 20%.
2.2 Me rastin e regjistrimit të nxënësit për herë të parë në klasat 1-9 bëhet pagesa e paradhënies në shumë prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës në bazë të kontratës.
Shkolla ka restorantin që ofron mëngjesin me çmim prej 22 EUR/muaj dhe drekën me çmim 48 EUR/muaj. Shfrytëzimi i shërbimit nuk është i obligueshëm. Pagesa e shumës për 8.5 muaj mund të bëhet përmes llogarisë bankare, para fillimit të vitit të ri shkollor, ose në fillim të çdo muaji në arkën e restorantit.
2.3 Kompania “Trio Trans” ofron transportin nga çdo pikë brenda qytetit deri në shkollë dhe anasjelltas me çmim 40 EUR/muaj. Shfrytëzimi i këtij shërbimi nuk është i obligueshëm. Shkolla nuk është ofertuese e këtij shërbimi, nuk e bën inkasimin e mjeteve as faturimin për këtë shërbim dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për ndryshimin eventual të çmimeve.
Në klasat I-IX mund të regjistrohen të gjithë fëmijët e moshës 6-15 vjeç, pa asnjë diskriminim në bazë kombëtare, etnike, fetare, gjinore, racore, sociale, gjuhësore, rajonale, etj., me kusht që t’i plotësojnë kërkesat e veçanta për regjistrim, siç janë:
• Aftësitë psiko-fizike për vijimin e shkollimit të rregullt.
• Mosha adekuate për regjistrim në klasën e parë, respektivisht kryerja me sukses e klasës paraprake sipas planit dhe programit mësimor të Kosovës ose një plani dhe programi mësimor të pranuar nga MASHT me aktin e licencimit, barasvlerës, apo me ndonjë akt tjetër juridik të aplikueshëm në Kosovë.
• Nënshkrimi i kontratës së shkollimit nga ana e prindit ose e kujdestarit të nxënësit dhe kryerja me rregull e obligimeve që dalin nga kjo kontratë.
Regjistrimi i nxënësve të rinj vazhdon deri në fillim të vitit shkollor, respektivisht deri në plotësimin e vendeve të lira.
Regjistrimi i nxënësve të rinj bëhet me përparësi sipas radhës së paraqitjes.
Regjistrimit të nxënësve në klasën e parë i paraprin biseda me psikologun me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik të nxënësit. Të gjithë fëmijët nën moshën 6 vjeçare që tregojnë aftësi psiko-fizike të gatshme për regjistrim në shkollë mund të regjistrohen me rekomandimin e psikologut të shkollës, dhe me vendimin e drejtorit.
Regjistrimit të nxënësve në klasat e tjera i paraprin biseda/ testimi nga psikologu dhe mësimdhënësit e caktuar me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik dhe të zhvillimit të të nxënit, të nxënësit.
Regjistrimi i nxënësve aktualë të Shkollës “Mileniumi i Tretë” në vitin shkollor vijues bëhet deri më dt. 30 prill. Pas kësaj date vendet e nxënësve të pa regjistruar shpallen të lira.
Kontratat për shkollim për të gjithë nxënësit e regjistruar në vitin shkollor vijues duhet të nënshkruhen më së voni deri më 30 prill. Mos-respektimi i këtij afati do të konsiderohet si heqje dorë nga regjistrimi.
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë nxënësit e moshës nën 17 vjeç, të cilët i plotësojnë këto kushte:
Kanë mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm të ulët, ose shkollimin e barasvlershëm,
Nuk kanë bërë shkelje të rënda disiplinore gjatë dy viteve të fundit të shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Shkolla e mesme e lartë (klasat X-XII) funksionon sipas planprogramit mësimor të Kosovës, duke ofruar mësimin në dy drejtime:
Gjimnazi i shkencave Natyrore,
Gjimnazi i shkencave Shoqërore-Gjuhësore.
Për nxënësit do të organizohet testi pranues në këto lëndë:
Gjuhë shqipe – deri në 40 pikë,
Matematikë – deri në 40 pikë,
Gjuhë angleze – deri në 20 pikë.
Pyetjet do të jenë nga plani dhe programi mësimor i Kosovës.
Rangimi i nxënësve dhe pranimi i tyre në drejtimin përkatës do të bëhet sipas rezultatit në testin pranues. Shkolla do të bëjë përpjekje maksimale që secili nxënës i ranguar të regjistrohet në drejtimin e zgjedhur, por, nëse nuk ka mundësi për këtë do të ofrohet regjistrimi në drejtimin tjetër.
Fletëregjistrimi i plotësuar (M3-R1)
Certifikata e lindjes
Fotokopja e një dokumenti të identifikimit të prindit ose të kujdestarit
Pagesa e paradhënies për regjistrim në lartësi prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës për shkollim, respektivisht kthehet nëse konstatohet se fëmija nuk i plotëson kushtet psiko-fizike për shkollim të rregullt.
Fletëregjistrimi i plotësuar (M3-R1)
Certifikata e lindjes
Fotokopja e një dokumenti të identifikimit të prindit ose të kujdestarit
Pagesa e paradhënies për regjistrim në lartësi prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës për shkollim.
Fletëparaqitja e plotësuar (M3-R3)
Dëftesa për përfundimin e shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët ose vërtetimi se nxënësi vijon vitin e fundit të shkollimit të obligueshëm (klasa 9),
Fotokopja e certifikatës së lindjes së nxënësit,
Një foto e madhësisë së pasaportës
Fletëparaqitja e plotësuar (M3-R3)
Dëftesa për përfundimin e shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët ose vërtetimi se nxënësi vijon vitin e fundit të shkollimit të obligueshëm,
Fotokopja e certifikatës së lindjes së nxënësit,
Një foto e madhësisë së pasaportës