Sot është dita e Anisa Kurshumliut, nxënëse e klasës VI-1, pasi ajo sot është shpallur Nxënësja e muajit. Ky vlerësim është bërë pas analizës së përgjithshme nga kujdestarja e klasës, znj. Violeta Elezi në bashkëpunim me mësimdhënësit e tjerë. Notat e shkëlqyeshme që ajo ka në ditar, sjellja e mirë që tregon gjatë qëndrimit në shkollë, shprehitë e punës e shkathtësitë që reflekton si dhe gatishmëria e saj për të ndihmuar shokët e shoqet kur kanë nevojë kanë bërë që ajo ta gëzojë këtë epitet. Urojmë që ajo të vazhdojë të shkëlqejë tërë jetën!