Në vlugun e mbajtjes së testeve për Vlerësimin e Jashtëm Organizimi dhe mobilizimi i stafit udhëheqës të shkollës dhe bashkëpunimi e koordinimi i mirë me mësimdhënësit administrues nëpër klasa, ku po mbahen testet për vlerësim të Jashtëm po dëshmon seriozitetin dhe përkushtimin e shkollës për të pasur dhe pasqyruar treguesit e rezultateve të arritjes së nxënësve. Përveç kësaj, qëllimi i mbajtjes së testeve është reflektimi dhe mobilizimi i mësimdhënësve dhe stafit udhëheqës për mundësitë e ndryshimit dhe arritjeve sa më të larta në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Nxënësit, të përkushtuar për suksese, të angazhuar dhe të koncentruar maksimalisht po bëjnë më të mirën e mundshme për të dalë sa më mirë në lëndët, të cilave iu janë nënshtruar në Vlerësimin e Jashtëm. Shkolla iu uron nxënësve, shumë suksese!