Dje ishte një ditë më e veçantë se të tjerat për nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë”. Drejtori i teatrit “Oda”, Florent Mehmeti dhe aktorja Vjosa Maloku ishin mysafirë në shkollën tonë, të ftuar nga mësimdhënësja Fitore Mala. Qëllimi i kësaj vizite ishte që të vetëdijesohen nxënësit përmes lojërave të ndryshme. Përgjatë më shumë se një ore sa zgjati aktiviteti, nxënësit u argëtuan shumë. Gjithsesi në fund ata falënderuan të dy aktorët për lojërat e këndshme që praktikuan.