Gjatë Video- Workshop-it të mbajtur në Prishtinë nga projekti PASCH nxënësit e shkollës sonë kanë realizuar dy video me temat “Kosova si shtet multietnik” dhe “Prishtina qyteti im”. Po ashtu në Workshop-in për Multimedia të mbajtur në Berlin, pjesëmarrës ishin edhe katër nxënës nga shkolla jonë. Ata së bashku me disa nxënës nga rajoni kanë realizuar një video lidhur me vizitën e tyre ne Gjermani.