Një zhvillim i suksesshëm i motorikës është kusht paraprak për pjesëmarrjen aktive të fëmijës në përditshmërinë shkollore. Duke e pasur parasysh rëndësinë e aspektit motorik, sot me nxënësit e klasës parafillore dhe nxënësit e klasës së parë u realizuan disa aktivitete psikomotorike të përzgjedhura nga psikologia e shkollës. Këto aktivitete kanë për qëllim zhvillimin e konceptit të orientimit, diferencimit, mbajtjen e drejtëpeshimit trupor, përcjelljen e ritmit, koordinimin sy-duar etj. Këto, dhe shumë aktivitete të tilla do të jenë pjesë e përditshmërisë në shkollën tonë para fillimit të mësimit të rregullt.